Ivanov u dërgon letër presidentëve botërorë, fajëson Kosovën për rastin e Kumanovës

May 16, 2015 | 11:02
SHPËRNDAJE

Pushteti në Maqedoni ka nisur një fazë të re të propagandës anti-Kosovë, pas përleshjes së armatosur në Kumanovë dhe zhvillimeve të fundit politike në këtë shtet.

Ivanov

Presidenti i këtij shteti, Gjorge Ivanov, ka nisur një letër presidentëve te shteteve anëtare të OKB-së, ne te cilen shkruan qe fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, e ka Kosova dhe disa politikanë shqiptarë ne Maqedoni. 

Burime diplomatike të lajmi.net, të cilët kanë arritur ta shohin letrën, kanë bërë të ditur se, Ivanov përmes saj, po nis një propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin e tij fqinjë se nuk ka ndërmarr masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë.

Në letrën e Ivanovit, e cila përmban disa pika “sqaruese” për ngjarjen e Kumanovës, shpjegohet se gjoja, njerëzit që kanë ndërmarr aksionin në Maqedoni kanë qenë të lidhur ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës. Siç duket, Ivanov këtu aludon në lidhjen e disa prej luftëtarëve të Kumanovës me AAK-në dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura