Iute Credit Albania. Kredia për 30 minuta, tashmë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe shumë shpejt në Shkodër

Dec 16, 2017 | 6:33
SHPËRNDAJE

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe të gjithëve do na duhet të shkundim pak xhepat për t’i shijuar këto festa. Dhurata për veten dhe të dashurit tuaj, një palë pushime, dreka dhe darka e Vitit të Ri jashtë shtëpisë pa u impenjuar për të gatuar një mal me gjëra. Të gjitha këto shpenzime do të sjellin nevojën e një shume shtesë nga paga e çdokujt. Bashkë me këto, edhe nevoja të tjera të domosdoshme që të gjithëve na dalin gjatë përditshmërisë tonë siç mund të jetë një ndryshim në shtëpi, blerja e një kompjuteri apo e pajisjeve të tjera për shtëpi ose zyrë, por dhe shumë të tjera.

thumbnail_Foto-IUTECREDIT

Tashmë, shumën që ju duhet mund ta gjeni në Iutecredit, shumë më shpejt dhe më thjeshtë se kurdo herë. Prej më shumë se dy vitesh operon në Shqipëri kompania lider në disa vende europiane bazuar në kredidhënien e shumave të vogla, nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë. Pas një eksperience frytëdhënëse gjatë kësaj periudhe në Tiranë, Iutecredit Albania vendosi të bëjë një analizë të tregut si dhe të kërkesës për produktin që ajo ofron. Nga rezultatet e kësaj analize u pa se një kërkesë e madhe e aplikimeve për kredi në Iutecredit vinte nga banorët e qytetit të Durrësit, Elbasanit dhe Fierit. Si rezultat, kompania investoi në zgjerimin e rrjetit të degëve të saj në këto qytete dhe së shpejti do të hapë zyra edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për t’i shërbyer në këtë mënyrë të gjithë qytetarëve shqiptarë që nuk duan të humbasin kohën e tyre duke pritur me orë të tejzgjatura nëpër sportele bankare, zyra administrative për të kërkuar dokumenta dhe në më të shumtën e rasteve duke marrë më pas një përgjigje negative nga banka.

Tashmë edhe qytetarët e Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe zonave të tjera përreth tyre kanë mundësi të marrin një kredi, duke përdorur vetëm kartën e identitetit, akoma më afër shtëpive të tyre, pa patur nevojë të paraqiten në zyrat qëndrore të IuteCredit në Tiranë.

Në qytetin e Durrësit, dega e re është e pozicionuar në zonën më qendrore të qytetit bregdetar, në Rrugën Egnatia, përballë Qendrës Tregtare “Flagship Center”.

Në Fier dega e Iutecredit ndodhet në Rrugën “Jakov Xoxa” tek pedonalja dhe në Elbasan dega e re ndodhet në qendrën e qytetit, pranë bustit të Kristoforidhit. Këto degë punojnë me po të njëjtat orare si dega e Tiranës, për t’i krijuar mundësinë çdokujt të marrë një kredi edhe në orët e vona të natës, pa patur nevojë të largohen në oraret zyrtare nga ambientet e tyre të punës për të aplikuar.

Çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në 20:30 dhe në fundjavë nga ora 14:00 deri në 20:30 degët e Iutecredit Albania në Durrës dhe Fier do të qëndrojnë hapur pa pushim për të ofruar kredinë më të shpejtë dhe të thjeshtë në tregun kredidhënës në vend.

 

Por në IuteCredit ka akoma. Ti mund të aplikosh për një kredi kur të duash dhe në mënyra të ndryshme. Iutecredit është institucioni financiar numër 1 në dhënien e kredive online, gjë që e bën Iutecredit, institucionin më të shpejtë, por dhe më të thjeshtë në aplikimin e një mikrokredie.

Në Iutecredit kredia miratohet vetëm në 30 Minuta dhe kërkohet vetëm një kartë identiteti. Në këto degë, përmes ekspertëve të kredisë që kanë sjellë në suksesin e degës së Tiranës dhe të kompanisë në të gjithë Shqipërinë, synohet të arrihet i njëjti shërbim si dhe ai i degës së kryeqytetit, ku klientët do të njihen me mundësinë që u ofrohet për të zgjidhur një problem ose dëshirë financiare. Iutecredit në këtë mënyrë shfaqet si një partner i besueshëm dhe komod për të gjithë qytetarët që janë të punësuar dhe të siguruar.

 

Një aspekt shumë i rëndësishëm është edhe lëvrimi i fondeve nga Iutecredit. Paratë depozitohen në mënyrë automatike dhe të menjëhershme në llogarinë bankare që çdo klient ka deklaruar në momentin e aplikimit. Akoma më i rëndësishëm është fakti që nëse shuma ju duhet menjëherë, në një orar ku sportelet bankare janë të mbyllura ose gjatë fundjavës, mund ta tërhiqni në më shumë se 500 sportelet e Postës Shqiptare në të gjithë territorin e Shqipërisë edhe gjatë fundjavës.

 

Jo vetëm shpejtësia është një nga pikat e forta të Iutecredit Albania, por gjithashtu edhe thjeshtësia në mënyrën e aplikimit. Një risi në tregun shqiptar ku mund të aplikosh për një kredi vetëm me një kartë identiteti. Eksperienca na ka treguar se të gjithë klientët e rinj dhe ata që kthehen për të dytën ose të tretën herë i kanë harruar rradhët e gjata nëpër zyrat administrative, për nxjerrjen e një çertifikate familjare, në atë të burimeve njerëzore të vendit të punësimit për vërtetimin e punës si dhe në bankat e tyre për të marrë një rrjedhje të llogarisë së pagës. Në Iutecredit gjithçka fillon dhe mbaron në degën përkatëse në kohë rekord.

 

Iutecredit ka thjeshtuar gjithashtu edhe procesin e shlyerjes së kësteve të kredisë. Burimet alternative të mënyrës së pagesave e kanë lehtësuar akoma më shumë këtë proces. Përveç kanaleve tradicionale bankare, pagesat mund të kryhen edhe në Postën Shqiptare, në 500 degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Pagesat gjithashtu mund të kryhen edhe nga sisteme elektronike të automatizuara tek rrjeti i terminaleve Pay & Go. Pra, pagesat tashmë nuk është e nevojshme të kryhen vetëm gjatë orarit zyrtar të sporteleve bankare 9:00 – 15:00, por ato mund të bëhen 7 ditë të javës 24 orë në ditë.

 

“Nuk përfundon me kaq, – shtojnë drejtuesit e kompanisë. – Jemi duke planifikuar një sërë projektesh të tjera të cilat do të jenë risi të bukura në treg. Jemi institucioni më i shpejtë dhe më komod i kreditimit në Shqipëri dhe, për ta ruajtur këtë pozicion, kemi gati disa projekte ekskluzive që së shpejti do të jenë pjesë e realitetit financiar shqiptar”

 

Çdo informacion mund ta gjeni në kanalet e komunikimit që kompania ka krijuar për të qenë sa më afër konsumatorit. Numri telefonit fiks, 044 505060, ju mundëson komunikimin direkt me analistët e kredisë të cilët janë në dispozicionin e çdo qytetari, faqja Iutecredit Albania në Facebook në të cilën mund të merrni përgjigje 24/7 si edhe nëpërmjet website www.iutecredit.al dhe email-it zyrtar të kompanisë.

Ju duhet te paraqiteni në zyrat Iutecredit në Tiranë për të përfunduar marrëveshjen midis jush dhe Iutecredit vetëm në momentin e firmosjes se dokumentave dhe shuma e kërkuar do t’ju transferohet në llogarinë tuaj në jo më shumë se 30 minuta.

 

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në zyrat e IuteCredit Albania në:

 

Kontaktoni në numrin fiks të telefonit: 04 50 50 60

Vizitoni webfaqen www.iutecredit.al dhe faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram

Iutecredit Albania.

 

Iutecredit. Kredia numër 1 online!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura