Iuliano: Kaluam nga “ferri” në “parajsë”, ja pse Partizani nuk bën lojë ofensive

0
SHPËRNDAJE

Partizani arriti fitoren e parë në kampionat, në një transfertë të vështirë si ajo e Durrësit. Një fitore shpëtimi për trajneri italian Mark Iuliano, i cili rrezikonte shkarkimin në rast të një rezultati tjetër negativ. Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport” Iuliano u duk i çliruar pas kësaj fitoreje gjithsesi italiani e pranon se skuadra gaboi shumë në pjesën e parë, por në fund e dominoi takimin. Për 44-vjeçarin fitorja e sotme ndaj Teutës ishte mëse e merituar.

Iuliano

Për ndeshjen

“Më kanë pëlqyer shumë gjëra, mbi të gjitha karakteri. Kemi arritur të kalojmë nga ferri në parajsë, kundër një kundërshtari të fortë. Kemi gabuar në disa gjëra, kemi gabuar në disa pasime që dukeshin të thjeshta. Skuadra reagoi mirë, u largua mallkimi i shënimit të golit, në pjesën e dytë kishim më shumë dëshirë dhe arritëm të çliroheshim.”

Momenti i penalltisë së Lenës

“Nuk e di çfarë kam menduar. Ne kemi gabuar shumë. Kemi qënë ne që i kemi dhuruar rastet Teutës. Kemi bërë gabime banale, por në fund arritëm të rikuperonim. E dominuam ndeshjen, goli në fundin e pjesës së parë e la të hapur rezultatin. Në fund dominuam dhe e merituam fitoren. Partizani është një skuadër që kërkon ti bëjë tifozët dhe presidentin të gëzohen. Ishte nga ato ndeshjet që duhet të fitohej me çdo kusht, më në fund ia dolëm.”

Problemet e vendosjes së skuadrës në fushë

“Nuk ishte kjo ndeshja ku ne arritëm të luanim siç e kishim përgatitur. Kjo solli në gabimet banale në momentin kur skuadra provonte të dilte dhe lojën me topa të gjatë.  Kemi bërë fazë përgatitore të rëndë. Jam i kënaqur sepse kam parë progres nga lojtarët. Skuadra nuk është gati për të marrë maksimumin. Kemi shumë për të bërë për të arritur formën optimale.”

Mungesa e Bardhit në formacionin titullar

“Në qoftë se është ai Bardhi që pamë sot, do të isha shumë i kënaqur që të hynte nga bankina dhe të ishte protagonist siç bëri sot. Jam shumë i kënaqur nga paraqitja e tij. Isha me fat që e pata në stol dhe ne arritëm ta fitonim ndeshjen. Ka qënë i grumbulluar me U21 dhe nuk është stërvitur me ne. Kam folur me lojtarin dhe ia kam shpjeguar se është një lojtar i rëndësishëm për ne.”

Kur do ta shikojmë Partizanin ofensiv?

“Nuk është se në këto 2 muaj mund të marrim maksimumin. Sot e nisëm për të qënë agresiv po na penalizuan gabimet. Sistemi im i lojës është që të kem skuadër sa më sulmuese. Por kur skuadrat të mbyllen mbrapa është shumë e vështirë të bësh lojë ofensivë.”

A ka pasur ultimatum në ndeshjen e sotme

“Duke qënë një skuadër e madhe të gjithë mund të kenë dyshimet e veta. Në një projekt të ri asgjë nuk është e lehtë. Kam eksperiencën e duhur për ta menaxhuar një situatë të këtillë. Unë do të bëjë maksimumin.”

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakMagani: Partizanit ia dhuruam ndeshjen, goli i Latif ishte i rregullt
Artikulli tjetërByroja merr vendimin për Nokën, përjashtohet për 10 ditë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.