Iu vërsul kundërshtarit, Mbape nuk falet në Francë. Ndëshkim shembullor për sulmuesin

Sep 6, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në karrierën e tij, në fundjavën e kaluar, Kilian Mbape u ndëshkua me karton të kuq, për më tepër në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Nimes, ku pasi u godit nga mbrapa, talenti francez iu vërsul kundërshtarit.

mbapee

Ai ndëshkua direkt me karton të kuq në atë ndeshje, por si të mos mjaftonte kjo, edhe Komisioni i Disiplinës në federatën franceze, vendosi ditën e djeshme që ai të marrë një pezullim me 3 ndeshje, për këtë gjest anti sportiv.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura