Iu shkatërrua nga tërmeti i nëntorit, nis ndërtimi i shtëpisë së re të familjes Hyka në Kodër Kashar

Aug 11, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

Puna për ndërtimin e banesave të reja për të prekurit nga tërmeti tragjik i muajit nëntor po vijon. 

kodre kashar

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpërndarë në Facebook pamjet nga puna për shtëpinë e re të Myrteza Hykës në Kodër Kashar.

Shumë shpejt familja e Myrteza Hykës do të ketë një banesë, pas humbjes së që pësuan në 26 nëntor.

“Vazhdojmë me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot hodhëm themelet e shtëpisë së Myrteza Hykës në Kodër Kashar. Çdo ditë, çdo orë, puna nuk ndal”, shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura