Iu nënshtrua një operacioni urgjent, jepet përgjigja për Raiolën: Ishin kontrolle të zakonshme

Jan 12, 2022 | 18:01
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme u përfol se agjenti i famshëm në futboll, Mino Raiola, kreu një operacion në Milano dhe nuk kishte ende asnjë lajm nga gjendja e tij. Në faqen e tij të Twitter, vjen mesazhi për të qartësuar gjërat.

raiola

“Mino Raiola iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme që kërkonin anestezi. Këto janë kontrolle të planifikuara, nuk ka pasur ndërhyrje urgjente” shkruajnë menaxhuesit e faqes së tij në Twitter.

Kështu ata mohojnë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje urgjente siç u raportua më parë dhe se çdo gjë është nën kontroll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura