Iu mbaron mandati në Shqipëri, Lu e Vlahutin pritje zyrtare, opozita refuzon të marrë pjesë

Jul 5, 2018 | 20:44
SHPËRNDAJE

Në një pritje zyrtare, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, të cilëve u mbaron mandati dhe së shpejti do të largohen nga Shqipëria, sonte do të “ndahen” me miqtë me të cilët kanë bashkëpunuar në këto vite me misionin e ngarkuar në vendin tonë.

faqe-3-Donald-Lu-Vlahutin-per-ligjet-26

Burime të Panorama thanë se sot në mbrëmje, në rezidencën e BE, organizohet një pritje ‘lamtumire’ në të cilën janë ftuar persona që kanë bashkëpunuar me të dy ambasadorët, përfaqësues të lartë të partive politike dhe qeverisë, njerëz nga media, arti, shoqeria civile.

Pritja e organizuar këtë të enjte është zyrtare dhe janë ftuar të gjithë grupet parlamentare të mazhorances dhe opozitës. Sakaq, burime nga opozita bëjnë te ditur për “Panorama” se kanë marrë një vendim per refuzimin e ceremonise se lamtumires se dy ambasadoreve.

Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu.

Në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri Luigi Sorecan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura