Iu ka humbur fëmija në plazh? Ja apeli i Policisë

Aug 18, 2018 | 13:05
SHPËRNDAJE

Iu ka humbur fëmija në plazh? Ja apeli i Policisë

Policia e Shtetit u bën apel prindërve që të telefonojnë policinë nëse ndodh që fëmija e tyre të humbë në plazh, por edhe për çdo emergjencë tjetër.

Në një mesazh të shpërndarë nga Policia në rrjetet sociale thuhet:

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Jam Mirjeta, së bashku me kolegët e Stacionit të Policisë Plazh, në Golem, Kavajë, patrullojmë me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, ku pushojnë mijëra qytetarë.

Çdo ditë përkushtohemi maksimalisht në punën tonë, për të qenë më afër pushuesve.

Kjo vajzë 10-vjeçare është një nga 15 deri në 20 rastet çdo ditë, që humbasin kontaktet me të afërmit në plazh dhe ne angazhohemi për t’i bashkuar me familjet e tyre.

Për çdo emergjencë telefono Policinë e Shtetit në numrin falas 112, 24/7.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura