Iu gjet armë zjarri dhe municion luftarak në banesë/ Në pranga 51-vjeçari, policia zbardh detajet

Sep 24, 2021 | 8:59
SHPËRNDAJE

Një 51-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kukësit, që i ka sekuestruar armën e zjarrit dhe municionin luftarak që mbante në banesë. 

KUKES

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll“, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë.

Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura