“Iu është lutur të qëndrojnë”/ Prapaskenat me atë që po ndodh në Rusi, Putin me tone optimiste: Nga sanksionet BE ka humbur…

Jun 18, 2022 | 7:56
SHPËRNDAJE

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë janë “të çmendura dhe të pamenduara”.

_125465318_0cd07d50-0684-4e78-a71a-a5e90ad4cb47

Duke folur në një forum në Shën Petersburg, ai tha se këto sanksione ekonomike kundër Rusisë “nuk kishin asnjë shans për sukses që prej fillimit”.

Kufizimet sipas Putin kanë rezultuar “më të dëmshme” për ata që i vendosën ato.

Vendet perëndimore kanë kërkuar të arrijnë një ekuilibër midis ndëshkimit të Rusisë dhe mbrojtjes së ekonomive të tyre.

Por duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, Putin pretendoi se BE-ja mund të humbiste më shumë se 400 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve të saj kundër Rusisë, shkruan BBC.

Ai tha se inflacioni po rritej në të gjithë bllokun 27-anëtarësh dhe interesat reale të njerëzve në Evropë po liheshin mënjanë, por pa shpjeguar se çfarë do të thoshte kjo.

Megjithatë, vetë zyrtarët e Putinit kanë paralajmëruar se ekonomia ruse po vuan dëme serioze nga sanksionet perëndimore.

Por Putin përpiqet të japë tone optimist dhe gjithashtu ai i është “lutur” bizneseve të mëdha ruse të vazhdonin të punonin në vend, mes raporteve se një numër në rritje i pronarëve të bizneseve po ripërqendronin përpjekjet e tyre në operacionet jashtë shtetit.

“Investoni këtu. Është më e sigurt në shtëpinë tuaj. Ata që nuk donin ta dëgjonin këtë, kanë humbur miliona jashtë vendit,” tha Putin.

Udhëheqësi 69-vjeçar trajtoi gjithashtu frikën e një krize globale ushqimore të shkaktuar nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë, duke pretenduar se Rusia ishte në gjendje të rriste ndjeshëm eksportet e saj të grurit dhe plehrave.

Vetëm eksportet e grurit mund të rriten në rreth 50 milionë tonë, tha ai.

Ukraina është një nga prodhuesit kryesorë të grurit në botë së bashku me Rusinë, por nuk ka qenë në gjendje të dërgojë furnizime jashtë vendit për shkak të një bllokimi të porteve të saj në Detin e Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura