Për disa javë përfundojnë punimet në një bllok pallatesh në Kavajë ku do të hyjnë 359 familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një videon në Facebook nga punimet në bllokun e pallateve.
“Mirë mëngjes! Dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.
© Panorama.al