Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti/ Aktori Gaz Paja merr përsipër investimin për banesën e re të familjes nga Vaqarri

Sep 30, 2019 | 10:24
SHPËRNDAJE

a52af31a-b7dd-4521-863b-38ff4c80deb5

Një tjetër shtëpi e cila u bë e pabanueshme për shkak të tërmetit të 21 shtatorit, ka nisur rindërtimin nga e para. Disa ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e Edmond Zelës në Vaqarr, të cilit i premtoi se do të hyjë në shtëpi të re para Vitit të Ri.

Sakaq, ndërmarrjet e bashkisë në bashkëpunim me donatorët privat kanë nisur punën në terren. Pasi u bënë matjet, arkitektët realizuan edhe projektin që bën të mundur rindërtimin e shtëpisë së re që do ofrojë kushte komode banimi për 7 familjarët e kësaj shtëpie dhe në mënyrë të veçantë për tre vajzat e vogla.

13b285aa-9e27-4238-93d7-43b8cb9c77d9

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka dhënë lajmin, teksa ka publikuar edhe projektin e kësaj shtëpie të re që do ndërtohet në Vishnje.

Kryebashkiaku ka postuar disa foto në Facebook, ku falënderon aktorin e Portokallisë Gaz Paja, i cili së bashku me miqtë e tij ka marrë përsipër investimin për shtëpinë e re të Edmond Zelës dhe familjes së tij.

ab3890a7-0409-4577-9798-b92d91065c62

“Edhe shtëpia e Edmond Zelës në Vaqarr nisi rindërtimin! Faleminderit Gaz Pajës që mori përsipër investimin me miqtë e tij! Projekti i ri gati – nesër nis një ditë e re për Edmondin e familjen e tij hallëmadhe!
Secili nga ne e ka një engjëll brenda vetes, për të ndihmuar dikë në nevojë, apo një djall që bën cinikun e ironikun. Pyetja është, kë zgjedhim të na drejtojë çdo ditë?”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura