Iu bë atentat/ Si është gjendja e prokurorit dhe të plagosurit tjetër

Nov 1, 2019 | 19:57
SHPËRNDAJE

Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se Aleksandër Laho (njohur dhe me emrin Pëllumb/Landi Muharremi) ndodhet ende në sallën e operacionit.

donikaprela

Në atentatin e ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit, ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në nofull nga një plumb.

Ndërkohë gjendja e prokurorit Arjan Ndoji, që ka marrë një plumb në qafë, është e normalizuar.

Ai komunikon normalisht, ndërsa ndodhet në reanimacionin e spitalit. Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Përgjithshme, ishte pak minuta më parë në spitalin e Durrësit, ku u takua edhe me kolegun e plagosur. /Top Channel/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura