Iu bë atentat në mes të plazhit, kush është shqiptari në shënjestër. Dyshohet se ai….

Sep 21, 2020 | 17:37
SHPËRNDAJE

Zbardhet identiteti i shqiptarit ndaj të cilit u bë atentat paraditen e së dielës në një plazh në Itali.

ghjgkjhl

Ai është Selavdi Shehaj, 38-vjeçar, shoqërues i pronarit të “Bora Bora Beach” në bregdetin e Sirenave  në Torvaianica. Shqiptari arriti të mbijetonte pavarësisht atentatit të organizuar ndaj tij rreth orës 10:00 të mëngjesit të djeshëm në mes të plazhit të mbushur me pushues.

Burri sapo kishte mbaruar vuajtjen e një dënimi shtëpiak dhe ka disa rekorde që lidhen me drogën, një e kaluar në të cilën po përqendrohen hetimet e karabinierëve të Pomezia.

Ndërhyrja e mjekëve

U deshën 4 orë operacion për neurokirurgët dhe kirurgët në spitalin San Camillo në Romë për të nxjerrë plumbin që e goditi përmes shtyllës kurrizore. Sipas asaj që mësohet, gjendja e tij mbetet shumë e rëndë për momentin dhe rrezikon të paralizohet.

Ngjarja e djeshme

Ishte rreth orës 10.30 kur dy burra me fytyrë të mbuluar mbërritën në bordin e një skuteri pranë një fabrike në Torvaianica afër Romës. Njëri hyri në plazh, i armatosur me një pistoletë, ndërsa bashkëpunëtori po priste jashtë me motorin të ndezur gati për të ikur.

Pavarësisht nga disa njerëz të pranishëm në atë kohë, sulmuesi tërhoqi këmbëzën dy herë dhe qëlloi ndaj Shehajt, para se të kthehej te bashkëpunëtori. Me shpejtësi, ata u larguan me motor duke humbur gjurmët e tyre.

Sulmuesi u afrua ndërsa, së bashku me një vajzë, shtetasi shqiptar po pastronte argjinaturën e kanalit. Imazhet e kamerave të mbikëqyrjes  po shqyrtohen nga policia nëse kanë filmuar dy autorët në momentet para të shtënave ose gjatë arratisjes. Ende nuk dihen motivet, por policia beson se larja e hesapeve për çështjet e drogës mund të jetë shkaku kryesor.

“Corriere della Sera” shkruan se hipoteza kryesore është pikërisht kjo, megjithatë Shehaj kohët e fundit nuk ka qenë afër grupeve të mëdha kriminale që veprojnë në Romë.

Është me rëndësi të veçantë që karabinierët të jenë në gjendje të dëgjojnë 38-vjeçarin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të kuptojnë motivin e vrasjes në tentativë.

LEXO EDHE: 

FOTO/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në mes të plazhit nga dy persona të armatosur dhe të maskuar. Detajet e para për ngjarjen

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura