Iu bashkua pushtimit të Ukrainës, vdes piloti i njohur rus. Po fluturonte me avion kur u godit nga një raketë

May 25, 2022 | 13:28
SHPËRNDAJE

Kanamat Botashev, një pilot i lartë rus, 63 vjeç edhe pse në pension vendosi t’i bashkohej Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, ku gjeti vdekjen pasi po fluturonte me një avion luftarak Su-25 kur u godit nga një raketë Stinger në zonën e Luhaskut.

piloti

Botashev është piloti më i lartë i vrarë në Ukrainë deri më tani, dhe një nga shumë komandantët që kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë.

Sipas Daily Star, është raportuar se ai nuk kishte fluturuar që nga viti 2012 por mosha nuk e pengoi dhe për më tepër dëshira e tij e madhe.

Një nga ish-kolegët e tij konfirmoi vdekjen për shërbimin rus të BBC-së, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se një Su-25 ishte goditur në Luhans.

Ky njoftim ka ngritur shqetësime se forcat ajrore ruse nuk kanë pilotë të mjaftueshëm që janë të aftë të kryejnë fluturime mbi vendin e rrethuar.

Vdekja e tij u bë virale dhe e përforlur në Telegram. Një postim përshkruante se si avioni u dëmtua fillimisht nga raketa para se të shpërthente në ajër, raporton BBC.

Ndërsa një person komentoi: “Lamtumirë komandant… Ka pak njerëz në këtë planet që kanë jetuar në qiell sa ti. Qielli merr më të mirën, sot të ka marrë ty”.

Përgatiti: Leandro Bardhuli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura