Iu aksidentua i biri nga deputeti socialist, flet babai: Ja si ndodhi

May 27, 2016 | 17:34
SHPËRNDAJE

Babai i 7-vjeçarit që u aksidentua sot në Shkozet ka pranuar se i biri iu shkëput nga dora dhe u fut në rrugë, duke i dalë përpara makinës së deputetit.

abazi 2“Aksidenti ndodhi teksa djali ishte duke ecur me mua, mu shkëput nga dora, u fut në rrugë. Ishte pakujdesi e imja që djali doli në rrugë. Shoferi uli menjëherë shpejtësinë. Djali mori dëmtime të lehta,”- deklaroi Besim Sula.

Fëmija i plagosur ka përfunduar në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu konfirmohet se deputeti pas ngjarjes së ndodhur ka pritur forcat e policisë në vendngjarje duke sqaruar rrethanat e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura