Italiania realizon ëndrrën në Shqipëri, bëhet nënë në moshën 62-vjeçare

Nov 15, 2018 | 9:30
SHPËRNDAJE

Nje italiane ka realizuar endrren e saj ne Shqiperi dhe eshte bere nene ne moshen 62 vjecare, pas shume kohe qe priti te gjente partnerin e duhur.

Mediat italiane shkruajne sot se gruaja iu nenshtrua falë fekondimit ‘in vitro’ ne vendin tone, ne Tirane dhe nje dite me pare ka sjelle ne jete vajzen e saj në spital në Romë. Nje bebe me peshe 3 kile 200 gramë dhe me shëndet të plotë.

beb

Marina, nje infermiere me profesion, tregon per mediat italiane se i ishte drejtuar vendit tone per te realizuar deshiren e saj, pasi ne Itali ligji nuk e lejonte, nderkohe qe ka te tjera vende si Spanja dhe Shqiperia qe e mundesojne.

Ajo tregon se pengese nuk ishte thjesht mosha, por e penalizonte edhe fakti qe ishte nene beqare dhe per nje procedure te tille duhet te aplikonte nje cift.

Sipas saj, jeta eshte zgjatur dhe mundesite jane te shumta, ndaj sot nuk mund te kete me nje moshe se kur duhet te behesh nene.

Ne nje interviste dhene per mediat italiane ku e pyesin se ajo mund te jete fare mire gjyshja e se bijes dhe se nuk do ta lejoje mosha qe ta gezoje vajzen teksa rritet, ajo ka kete pergjigje: “Më mjafton që kjo vajzë të shkojë 18 vjeç nderkohe qe une jam ende ne jete, me pas ajo mund te ece vete ne jete, pasi fëmijët duhet të jenë të pavarur”.

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura