MASAKRA TE SHKENCAT/ Detajet e fundit, italiani erdhi nga Roma një ditë para ngjarjes. Në xhep iu gjetën fotot e Lufit

May 28, 2015 | 14:39
SHPËRNDAJE

Zbardhen të dhëna të tjera për italianin e paguar për eleminimin e Mentor Lufit. Mësohet se italiani  Salvatore Letticia kishte ardhur në Tiranë një ditë para masakrës te Shkencat e Natyrës. Ai kishte zbritur në Rinas në orën 11.30 dhe ishte nisur nga Roma. 

Ndërkohë që kjo nuk ishte hera e tij e parë në Tiranë. Pas hetimit të lëvizjeve, policia bën me dije se ai kishte ardhur edhe dy herë të tjera, njëherë nga Brukseli, në 2009, kurse herën tjetër nuk figuron i regjistruar në sistem. 

Italiani nuk bën asnjë deklaratë për ngjarjen, por pranon vetëm se ka qenë mysafir në shtëpinë e Sulkut, ku ka ndenjur pas ardhjes nga Roma.  Besnik Sulku, viktime e ngjarjes së djeshme ka ardhur 10 ditë para ngjarjes po nga Roma. 

Atentati i djeshem ne Tirane

“Panorama” shkruan sot se atentati është organizuar nga Besnik Sulku dhe italiani Salvatore Letticia dhe shkaktoi edhe dy viktima të tjera, mes tyre edhe njëri nga atentatorët, 34- vjeçari Besnik Sulku.

Policia tha se shtetasi italian, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja duke fshehur edhe armën e krimit, edhe pse fillimisht tentoi të mohonte gjithçka, provat e përfshinë tërësisht në ngjarje, madje duke e bërë autor kryesor.

Ai dyshohet të jetë vrasës me pagesë, që kishte si qëllim ekzekutimin e Mentor Lufit. Në portofolin e tij, në momentin e ndalimit, u gjet edhe një fotografi e 39-vjeçarit Lufi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura