Italiani i mbyll dy herë telefonin Papa Françeskut (FOTO)

May 3, 2015 | 8:17
SHPËRNDAJE

Një italian i ka mbyllur dy herë telefonin Papa Françeskut, duke menduar se personi në anën tjetër po tallej me të.

Sipas tabloidit britanik ‘The Guardian’ pasi Franco Rabuffi e kuptoi se i kishte telefonuar Ati i Shenjtë ka mbetur “pa fjalë” dhe i ka kërkuar falje Papa Françeskut.

Papa Françesku

Sipas rrëfimit të Rabuffi-t për “L’Osservatore Romano” të hënën dikush i kishte telefonuar dy herë duke i thënë se është Papa, por ai ia kishte mbyllur telefonin që të dyja herët.

Në telefonatën e tretë Rabuffi e kuptoi se në telefon ishte vërtetë Papa, i cili shpesh u telefonon ndjekësve të tij të rrjeteve sociale.

Raportohet se Ati i Shenjtë i kishte telefonuar Rabuffi-t që t’i uronte shërim të shpejtë pasi kishte mësuar se ka qenë i sëmurë.

Lajmi në “The Guardian”

“Mbeta pa fjalë, por Françesku më shpëtoi. Ai më tha se iu kishte dukur qesharake e gjithë kjo histori e mbylljes së telefonit”, ka thënë Rabuffi për gazetën e Vatikanit “l’Osservatore Romano”.

Po ashtu bëhet me dije se Rabuffi së bashku me bashkëshorten e tij morën pjesë në meshën e së mërkurës në Vatikan për t’i kërkuar falje personalisht Papës për mbylljen e telefonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura