Italiani futet në territorin shqiptar dhe kapet me kartë identiteti të falsifikuar. Nis hetimi edhe për një 60-vjeçar, i cili…

Sep 27, 2021 | 13:21
SHPËRNDAJE

Një 25-vjeçar italian është arrestuar nga policia e Kakavijës, pasi u kap me një kartë identiteti të falsifikuar. Sipas policisë bëhet e ditur se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.C.,i cili ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

kakavije

Po ashtu u procedua një 60-vjeçar nga Vlora, pasi akuzohet se ka ndihmuar shtetasin italian të futet në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Ndalohet një shtetas italian për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, si dhe procedohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH kanë kapur shtetasin italian G. C., i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti italiane e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit G. C., 25 vjeç, banues në Itali, si dhe u procedua shtetasi A. T., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka dhënë ndihmë shtetasit G. C. për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura