Italiani “1 milion eurosh” arrestohet për mashtrim në Tiranë, nën hetim vihet edhe shoqëria ‘GALA’

Apr 19, 2021 | 12:33
SHPËRNDAJE

Gabriele Tarroni LonginottiArrestohet në Tiranë shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti, i akuzuar për mashtrim ndërkombëtar në vlerën e 1 milionë eurove.

Arrestimi ka ndodhur më 29 mars 2021. Italiani akuzohet për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë BP të cilës i ka vjedhur shumën prej 1 milion eurosh si dhe akuzohet falsifikim dokumentash bankare.

Ndërkohë që pas arrestimit, 49-vjeçari Longinotti pritet të ekstradohet drejt Italisë. Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë  me administrator  po Gabriele Tarroni Longinotti.

Ngjarja u raportua edhe nga policia shqiptare, ku në një njoftim për mediat, në ato ditë, policia raportoi se: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”./ dosja.al

Gabriele Tarroni Longinotti2 Gabriele Tarroni Longinotti1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura