Italianët bëjnë llogaritë, “La Gazzetta Dello Sport”: Mund të humbim në Shkodër!

Sep 4, 2017 | 13:11
SHPËRNDAJE

Humbja me Spanjën thuajse i ka dhënë fund diskutimeve në Itali për kualifikimin direkt në Botërorin 2018. Skuadra italiane nuk dukej në gjendje të rivalizonte me spanjollët dhe meqë këta të fundit vështirë se do të humbin 2 nga 3 ndeshjet e mbetura, thuajse e kanë të mbyllur çështjen e kualifikimit me vendin e parë në grup. Ndaj në Itali tani numërojnë pikët që duhen për të siguruar vendin e dytë, që të çon në play-off, pozicion për të cilin si rival kryesor kanë pikërisht Shqipërinë, edhe pse me 4 pikë diferencë.

basha memushaj verrati italia shqiperi

“La Gazzetta Dello Sport”, e përditshmja sportive më e madhe në Itali, nuk ngurron të theksojë se pavarësisht turpërimit në “Santiago Bernabeu”, Italia nuk duhet të mendojë se është aq shumë në telashe. Sipas saj, kombëtarja e drejtuar nga Ventura ka luksin që të mbyllë këto eliminatore me një humbje tjetër, pikërisht ndaj Shqipërisë.

itali spanje

“Ta marrim veten nga tronditja dhe të lexojmë me kujdes klasifikimin: nëse tani kemi frikë edhe nga Shqipëria, atëherë i kemi punët pisk. Vazhdojmë të kemi 16 pikë, duke mundur Izraelin dhe Maqedoninë në shtëpi, mund të kemi edhe luksin të humbim në Shkodër. Ndaj vendi i dytë nuk mund të na ikë. Pastaj do të mendojmë për play-off dhe rivalët e mudnshëm”, shkruhej në artikullin e sotëm ku bëhej analiza e përfaqësueses italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura