Italia zë vendin e Perusë në Botëror? Deputetja thotë se…

Nov 23, 2017 | 20:55
SHPËRNDAJE

Pas lajmit se Peruja rrezikon të përjashtohet nga Botërori i Rusisë, prej një projekt-ligji i cili pritet të miratohet, që e kalon Federatën peruane të Futbollit nën varësinë e Ministrisë së Sporteve, gjë kjo e ndaluar prej FIFAs, ka qenë vetë deputetja peruane, Paloma Noceda, propozuese e ligjit, e cila ka deklaruar se diçka e tillë nuk ka mundësi të ndodhë.

peru

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ajo ka mohuar kategorikisht një përjashtim të mundshëm të vendit të saj nga Rusi 2018, duke liruar kështu një vend, ndoshta për kombëtaren italiane. “Nuk ka asnjë ligj për të ndaluar Perunë që të marrë pjesë në Kupën e Botës” – shkruan Noceda në profilin e saj në Twitter.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura