Italia regjistron rritje të lartë të infeksioneve të reja me koronavirus. 947 raste pozitive në 24 orët e fundit

Aug 21, 2020 | 18:58
SHPËRNDAJE

 

Italia ka regjistruar një rritje të fortë të rasteve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar 947 raste pozitive. Kjo është shifra më e lartë që nga 14 maj, kur numri i të infektuarve ishte 992.

Nëntë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

145610546-d13de363-5df8-4531-8eac-aa1ff4b75d06

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj, Lombardia shënon sërish numrin më të lartë të infeksioneve të reja,  174, pasuar nga Lazio me 137 dhe Veneto me 116.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura