“Italia nuk e thirri dhe unë e mora te Shqipëria”, Reja flet për Kumbullën: Ishte pranë kalimit te Juventusi, por…

Feb 10, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

Marash Kumbulla është një nga talentet që ka spikatur këtë sezon në Serie A, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Për mbrojtësin e Kombëtares është ndalur të flasë edhe tekniku kuqezi, Edi Reja.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur se ia ka sugjeruar lojtarin Napoli, teksa zbulon edhe një prapaskenë përsa i përket të kaluarës së 20-vjeçarit.  “Napolit i thashë ta marrin menjëherë Kumbullën, ai është i përsosur, fizikisht i fortë dhe një djalë me shumë seriozitet. edi reja

Dy vjet më parë ai do të kishte kaluar te Juventusi, por disa nga drejtuesit e Veronës dhe familja e tij vendosën që ai të qëndrojë, për tu rritur më shumë. Ftesa te Shqipëria? Në Itali nuk e thirri askush dhe unë e thirra te Shqipëria, për të debutuar më pas.”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura