Italia “ngrin” pronat e dy oligarkëve rusë, asetet kapin vlerën e 57 mln eurove

Oct 3, 2022 | 23:50
SHPËRNDAJE

Italia ka ngrirë disa prona të patundshme të dy oligarkëve rusë, në resortin luksoz Portofino, raporton agjencia Reuters duke iu referuar dy burimeve.

policia italiane

Guardia di Finanza ka sekuestruar vilën Altachiara, një vilë me park në Portofino në detin Ligurian, dhe një pronë dhe makine luksoze në Romë nga Eduard Khudainatov, ish-shef i gjigantit energjetik rus Rosneft.

Khudainatov është në listën e zezë të sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Në total Italia ngriu asete në vlerë 57 milionë euro.

Në maj, Policia e Italisë sekuestroi një jaht luksoz në vlerë 700 milionë euro që besohet se ishte në pronë të Khudainatovit, të cilin mediat e kanë quajtur njeri të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura