Italia mposht Anglinë, vulos Mario Baloteli

Jun 15, 2014 | 9:23
SHPËRNDAJE

Baloteli ne momentin e shenimit te golit te dyte
Italia ka marrë një  trepikësh të artë, duke  mundur rivalët direkt në  fazën e grupeve, Anglinë.  Skuadra e Çezare Prandelit iu  fal golave të Markizios dhe Bal otelit, për të zhvleftësuar baraz imin e përkohshëm të “luanëve”  me anë të Starrixh dhe duke bërë  një hap të rëndësishëm drejt  kualifikimit në raundin tjetër.  

Skemat
Anglia e nisi me  një modul tepër sulmues, ku  para dy mesfushorëve Xher- rard dhe Henderson ishin katër  futbollistë tepër ofensivë, si Ster- ling, Runi, Uelbek dhe Starrixh.  Ndërkohë, italianët u kundër- përgjigjën me një mesfushë  tepër të ngjeshur, me De Rosin  para mbrojtjes, Verratin, Pirlo  dhe Markizion në rolin e  “regjisorit” dhe Kandrevën që  mbështeste Balotelin. Ndërsa  portën e mbulonte Sirigu, në  vendin e Bufonit të dëmtuar.  

Pjesa e parë
Shkëndijën e  parë e dhanë anglezët, të cilët  tentuan me dy goditje të rrezik- shme nga distanca, në fillim me  Sterling dhe më pas me Xherrardin. Gjithsesi, të kaltrit  morën kontrollin e lojës, duke  dominuar në zotërimin e topit.  Pas disa minutash “të përgju- mura” prej dy ekipeve, italianët  arritën të zhbllokonin rezulta tin në minutën e 35-të. Një  pasim nga goditja e këndit, u fil- trua bukur nga Pirlo, për t’i  dhënë mundësinë Markizios që  të realizojë një gjuajtje precize  nga 20 metra distancë, duke shkundur rrjetën e Hartit. Por,  ende pa marrë veten nga festa,  djemtë e Prandelit u ndëshkuan.  Vetëm dy minuta më pas, një  kundërsulm i rrufeshëm i an- glezëve solli golin e barazimit  me anë të Starrixh, që shtyu le- htësisht topin në rrjetë, pas asis- tit të Sterlingut. Në limitet e  pjesës së parë, i takoi Balotelit të “flirtonte” me golin e avantazhit,  por gjuajtja e tij në formë parabël  u largua në vijën fatale nga  mbrojtësit kundërshtarë.  

Pjesa e dytë
Vetëm pesë  minuta pasi filloi pjesa e dytë, të  kaltrit kaluan sërish në avan- tazh. Këtë herë ishte Kandreva,  ai që dhuroi një krosim të shkëlqyer brenda zonës, ku Baloteli nuk fali në luftën në ajër,  duke e zhytur topin me kokë në  portën e Hartit dhe 2-1 për  ekipin e Prandelit. Në minutën  e 55-të, Xherrard u pengua brenda zonës dhe anglezët pretenduan për 11-metërsh, por arbitri  Kuipers nuk ishte i të njëjtit  mendim. Në minutat e mbetura, Italia mendoi për të ruajtur  avantazhin e krijuar, duke u  kthyer në gjysmëfushën e vet,  ndërkohë që anglezët nuk  gjetën hapësirat e duhura, për  të evituar humbjen  e parë të botërorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura