Italia kalon në 1/8-at, ja kundërshtarët pas kalimit të grupit

Jun 18, 2021 | 11:58
SHPËRNDAJE

Italia e ka prerë biletën për në 1/8-at, por ndaj Uellsit do të kuptojë nëse do ta mbyllë e para Grupin A apo e dyta.

italia

Sipas kalendarit, nëse të kaltrit e mbyllin të parët, atëherë ata do t’i presë më 26 qershor dueli kundër së dytës të Grupit C, një mes Holandës, Ukrainës apo Austrisë (Maqedonia gati e eliminuar).

Ndërkohë, në rast se e mbyllin të dytët, Italinë e pret dueli me të dytën e Grupit B, që do të thotë një mes Belgjikës, Rusisë apo Finlandës (Danimarka thuajse e eliminuar).

Kujtojmë se skuadra e Mançinit kryeson Grupin A, me 6 pikëm, pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Uellsi renditet i dyti me 4 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura