Italia heq taksën 500 euro për kamionët që shkojnë nga Shqipëria

Dec 30, 2015 | 11:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot vendimin e marrë nga homologu i tij italian Mateo Renzi për heqjen e taksës për kamionistët shqiptarë që hyjnë e dalin në Itali dhe paguanin deri më sot 500 Euro. Ky vendim është një zotim i mbajtur tha Rama dhe pritet që të marrë formën përfundimtare edhe në Parlamentin italian.

kamion-e1423299594854-415x260

“Dua ta nis me një kartolinë të veçantë për kamionistët shqitparë që çojnë mallra në Itali,,,por që mbajnë barrën e një taksimi të padrejtë që ka mbetur në raport me mallrat që shkojnë në Itali nga Shqipëria që në mes të shekullit të ashkuar, një absurditet i lptë kur Shqipëria ka mbetur nën këtë regjim absurd taksimi së bashku me dy vende të tjera të Lindjes së Mesme, është bërë një përpjekje e vazhdueshme këto vite por asnjëherë s’është arritur që kamionistët tanë të cliorohen nga kjo barrë. Unë kam pasur sot një komunikim me kryeminsitrin italian dhe kam marrë lajmin e gëzuar për të gjithë se më në fund qeveria italiane ka kaluar një vendim i cili tanimë është depozituar në parlamentin italian për heqjen e kësaj takse 500 euro për cdo kamion që hyn e del nga Shqipëria.
Pasi të kalojë edhe procedura parlamentare ky hap kthehet në ligj …është një zotim i mbajtur nga kryeministri italian të cilit ia kam kujtuar se s’mund të kalojë edhe një vit tjetër pa finalizuar këtë zgjidhje”,- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura