Italia e alarmuar: Drogë e armë me avionë nga Shqipëria e Kosova

May 28, 2016 | 16:19
SHPËRNDAJE

Drogë dhe armë nga ajri, kryesisht nga Shqipëria e Kosova. Italia tashmë duket e shqetësuar për ndryshimin e rrugës së trafikut, specializuar së fundi përmes ajrit me avionë të vegjël që kanë shpejtësi të madhe. 

avioni

“Repubblica” një një shkrim të sotëm raporton se linja e trafikut ajror të drogës nga Shqipëria po shqeteson Italinë, duke theksuar se trafikantët kanë pikat e tyre të zbritjes në Bari dhe Brindisi.

Sipas autoriteteve italiane, tani linjat ajrore me avionë të vegjël dy vendësh që janë të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, janë shtuar.

Shifrat flasin qartë, në portin e Barit janë rritur sekuestrimet dhe kjo nuk është thjesht rastësi. Me rritjen e alarmit nga terrorizmi janë shtuar edhe masat në dogana, e për këtë grupet kriminale duhet të ndryshonin strategji.

Hetimet e konfirmojnë; me deltaplane dyvendëshe. të aftë të përshkruajnë distanca të gjata me shpejtësi të mirë ka dalë në dritë rruga e re e trafikut mbi Adriatik.

Në shkrim përmendet rasti i sekuestrimit të 3 kuinatëve e gjysmë marijuana që erdhi nga Shqipëria më avion. Ndërkohë që në shtator u bllokua në Vercelli një sipërmarrës që kishte edhe licencë për fluturim që arriti të dërgonte në veri një sasi të madhe drogë. Në mars erdhi konfirmimi tjetër, po për trafik droge me avionë.

Ndërkohë në Bari autoritetet në drejtimin e gjeneral Vincenzo Papuli, kanë konstatuar raste të shumta të sekuestrimeve të armëve prodhim sovjetik, të gjitha të mbërritura nga Shqipëria e Kosova.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura