Itali, sherr mes dy shqiptarësh në bingo, humb jetën nga plagët e thikës 55-vjeçari

Aug 2, 2015 | 11:48
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 55-vjeç humbi jetën në Itali, pas një sherri me një shqiptar tjetër. Mediat italiane, që raportojnë lajmin shkruajnë referuar policisë se viktima është identifikuar si Sabri Alija.

Viktima dhe autori
Viktima dhe autori
“Ai humbi jetën në spital për shkak të plagëve që kishte marrë nga goditjet me thikë”- shkruajne mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit në Alessandria të Italisë. “Autori i dyshuar i cili është arrestuar është Polis Hazizi, 47 vjeç”- shkruajne mediat.

Sherri ndodhi në një sallë lojërash fati, pas një konlfikti për lojën por që degjeneroi në përplasje me arë të ftohtë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura