Itali/ Më shumë se 34 mijë raste të reja me koronavirus dhe 692 viktima, në 24 orët e fundit

| 19:42
SHPËRNDAJE

34,767 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 692 qytetarë të infektuar.

 koronavirus

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 49,261.

Kurse numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 529,524, pasi në 24 orët e fundit janë shëruar 19,502.

Sa i përket rajoneve më të prekura: Lombardia është konfirmuar si ajo me rritjen më të madhe të rasteve në 24 orë në + 8553, një shifër kjo pak më e ulët se 9,221 e djeshme.

Ndjekur nga Veneto (+3.567) dhe Campania (+3.554), + 2.896 në Piemonte, Emilia Romagna +2.723 raste, 2.658 të reja në Lazio.

Në Toscana ka 1.892 raste të reja, ndërsa në Siçili rritja është 1.838. Nga ana tjetër, ka 1,377 më shumë infeksione të regjistruara në Pulia dhe 1,043 ato në Friuli Venezia Giulia. Vetëm Valle d’Aosta regjistroi një rritje me dy shifra (+91) ndërsa rajonet e mbetura regjistruan raste të reja, të gjitha me tre shifra.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.