Itali, kryeministri Conte firmos masat e reja në vend kundër koronavirusit. Çfarë vendoset

Oct 25, 2020 | 11:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka nënshkruar gjatë natës dekretin për masat e reja kundër koronavirusi.

Un momento della conferenza stampa del presidente del Consiglio, Giuseppe Conte, dopo la firma del nuovo Dpcm con le misure restrittive per l'emergenza Coronavirus, Roma, 19 ottobre 2020. ANSA/FILIPPO ATTILI/US PALAZZO CHIGI ++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY ++

Dekreti parashikon mbylljen e restoranteve, bareve dhe pastiçerive. Masat do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.

Gjithashtu do të mbyllen teatrot, palestrat dhe kinematë.

Qeveria po përshpejton siç shkruan “Ansa”, në masat e lehtësimit prej 1.5-2 miliardë euro për kategoritë më të prekura.

Gjithashtu, parashikohet ndalimi i grumbullimeve në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Këshilli i Ministrave mund të mblidhet në orët e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura