Kapet vrasësi i shqiptarit, dyshohet se u ekzekutua për gjakmarrje

May 26, 2016 | 11:09
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vënë në pranga vrasësin e shqiptarit Petrit Nikolli. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i vrasësit u bë pak kohë pas krimit, rreth 300 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

372561

Emri i tij nuk bëhet i ditur nga policia, por thuhet se ai është një shtetas shqiptar. Nga hetimet e para, Ansa raporton se Petrit Nikolli u ekzekutua për gjakmarrje, një çështje nderi që duhej larë me gjak.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë thënë se ai pak para se ta ekzekutonin kishte debatuar me disa persona të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura