Itali/ Kapet 25 kg kokainë, shkatërrohen dy grupet kriminale shqiptare. Iu sekuestrohet pasuria mbi 2 mln euro, arrestohen 18 persona

Jan 28, 2022 | 17:54
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka goditur dy kriminale shqiptare të cilave iu është sekuestruar një pasuri mbi 2 milionë euro, përfshirë makina, pasuri të paluajtshme dhe para. Dy grupet kriminale shqiptare kishin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ata vepronin në zonën Venetos. Gjithashtu janë vendosur nën hetim 33 persona ndërsa 18 prej tyre u arrestuan të flagrancë.arresto polizia-2

Ata ishin në hetim dhe vepronin në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona, dhe trafiku i tyre i drogës shtrihej deri në Lombardi dhe jashtë saj, shkruajnë mediat italiane.

Në këtë operacion u sekuestruan nga policia italiane 25 kilogramë kokainë dhe 11 kg  marijuanë. Gjithçka nisi nga Policia Financiare e Venecias në bashkëpunim me Drejtorisë Antimafias italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura