ITALI/ 32-vjeçari Edison Isufi kapet me 1 kg kokainë, drogën e fshihte në kroskotin e mjetit

Jul 30, 2015 | 17:14
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar me kombësi shqiptare është arrestuar në Vicenza të Italisë për trafik droge. Policia italiane gjatë kontrollit të automjetit të tij gjeti 1 kg kokainë të fshehur në kroskot si dhe 6 doza heroinë të fshehur në sistemin e ventilimit të automjetit.

"Messaggeroveneto"
“Messaggeroveneto”

Sipas medias italiane “Messaggeroveneto”, 32-vjeçari u ndalua me mjetin e tij tip “Renault Clio” në rrugën ‘Concordia Sangittaria’ në Vicenza.

Ndaj të arrestuarit Edison Isufi po kryhen hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë në trafikun e kokainës si dhe gjetjen e origjinës së drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura