Ismajli: Ja çfarë na tha Panuçi përpara takimit, Kosovës i uroj…

Nov 20, 2018 | 22:13
SHPËRNDAJE

Ismajli është shpallur lojtari i takimit Shqipëri-Uells, e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 1-0. Për TVSH ai është shprehur:

bandicam 2018-11-20 22-05-58-653

Ndeshje për tu vlerësuar në aspektin taktik…

Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë në aspektin taktit. Kemi luajtur mirë dhe kemi dhënë 100%.

Ishte fitore për trajnerin?

Të gjithë lojtarët janë me trajnerin. Ato që kanë ndodhur kanë kaluar. Tashmë kemi një motiv shtesë.

Ka gjetur Shqipëria një qëndërmbrojtës të ri në formacion?

Nuk jam unë ai që duhet të vlerësoj. Janë analistat ata që duhet ta vlerësojnë.

Çfarë u tha Panuçi përpara takimit?

Tashmë nuk ka shumë rëndësi miqësore apo kualifikim, për ne janë njësoj. Panuçi na tha se duhet të futeni në fushë dhe të tregoni të jeni më të mirët.

Kosova sapo ka shënuar golin e 3-të…

I dëshiroj shumë suksese. Ia dua më të mirën. Nuk kam asgjë kundër tyre. U dua më të mirën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura