ISIS rimerr qytezën nga kurdët në veri të qytetit Raqqa

Jul 6, 2015 | 18:05
SHPËRNDAJE

Shteti Islamik ka rimarrë një qytezë mjaft të rëndësishme, e cila ishte nën kontrollin e luftëtarëve kurdë.

Luftëtarët e ISIS në Raqqa

Qyteza ishte një pikë strategjike në luftën kundër ISIS-it, pasi ndodhet në veri të “kështjellës” së Shtetit Islamik, Raqqa në Siri.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar për BBC se qyteza Ain Issa është rimarrë nga ISIS-i ditën e sotme.

Mirëpo, një zëdhënës i ushtrisë kurdë ka thënë se luftëtarët kurdë nuk janë tërhequr nga rezistenca dhe do të vazhdojnë të luftojnë.

Këta të fundit e morën nën kontroll qytezën vetëm dy javë më parë. Qyteza ndodhen 50 km në Veri të Raqqa-s.

Ajo shërben si urë lidhëse mes Raqqa-s dhe provincës së Alepos, që ndodhet në Perëndim, si edhe të provincës Hasakeh që ndodhet në Lindje. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura