“ISIS po planifikon një sulm si 11 shtatori”

Oct 19, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Zyrtarja e lartë e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vënë alarmin duke thënë se ISIS dhe grupe të tjera terroriste po planifikojnë një sulm masiv si ai i 11 shtatorit.

elie

Elaine Duke, Sekretare e Sigurisë së Kombit në qeverinë e Donald Trump, tha se xhihadistët po përdornin sulme me thika dhe me makina që përplasin turmat e njerëzve për t’i mbajtur anëtarët e tyre të angazhuar dhe financat në rritje teksa po komplotojnë një tjetër shpërthim të fuqishëm të ngjashëm me tragjendinë e shtatorit të vitit 2001.

Duket folur nga ambasada amerikane në Londër, ajo tha se ekstremistët po planifikojnë të rrëzojnë avionë për të shkaktuar dëme të mëdha në njerëz. Duke tha se ISIS prej kohësh po fokusohet në shkaktimin e një dëmi të madh.

Shefja e sigurisë, që i ka shërbyer tre Presidentëve të SHBA-së, tha: “Organizatat terroriste, ISIS apo të tjera, duan një shpërthim të madh si ai  i 11 shtatorit të vitit 2001. Duan të rrëzojnë një avion, dhe inteligjenca është e sigurtë për këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura