ISIS në Korçë? Qyteti zgjohet me mbishkrimet e terroristëve (Foto)

Nov 30, 2015 | 9:35
SHPËRNDAJE

Banorët e lagjes 10 në qytetin e Korçës janë gdhirë sot në panik pasi fasadat e pallateve të tyre ishin të mbushura me mbishkrime në shenjë përkrahje për Shtetin Islamik ISIS.

isis-korce1

“ISIS”, “Allahu Ekbar”, “Al Kaeda”, “Ak-47”, janë vetëm disa nga fjalët që janë shkruar në fasadat e pallateve, që nuk dihen se nga kush janë vendosur.
Banorët jashtë diktofonit pohojnë se në këtë lagje jetojnë disa prej besimtarëve radikalë të ISIS.

isis-korce2

Ndërsa ata shprehin frikë dhe thonë se janë të shqetësuar se mos u ndodh gjë po të flasin.

isis-korce3

Ja fotot e sjella nga korespondentja e Panorama në Korçë. Nuk dihet ende nëse autoritetet kanë nisur hetim në lidhje me ngjarjen. Pritet që çështja të sqarohet orët në vijim.

Ky është rasti i parë në qytetin e Korçës ku shfaqen hapur mbishkrime të tilla terroriste. Prej andej raportohen dhjetëra të larguar për në Siri, disa prej të cilëve kanë humbur edhe jetën në luftime./Dh.C/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura