ISIS: Kush sheh Ronaldo-n dhe Messi-n do të ndëshkohet me goditje kamzhiku

Mar 26, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

Shteti Islam, ISIS, ka kërcënuar se do të rrëmbejë e ndëshkojë tifozët që kapen duke parë përballjen e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në “El Clasico”.

Pamje nga një ndeshje Barcelona-Real Madrid

Ata paralajmëruan se kushdo që kapet duke parë ndeshjen në mes Barcelonës dhe Real Madridit do t’i dorëzohet 18 gjuajtjeve me kamzhikë.

Kafeneve dhe restoranteve në territorin e mbajtur nga IS u kërkohet të fikin televizorët, kur dy klubet më të mëdha të Spanjës janë në fushë.

Një burim nga Kurdistani i tha “DailyStar”: “IS ndalon shikimin dhe ushtrimin e sportit, veçanërisht të futbollit, pasi e sheh si një produkt të Perëndimit dekadent”.

ISIS ka vrarë një grup adoleshentësh, 13 tifozë të futbollit, që u kapen duke shikuar një ndeshje këtë vit.

Është e paqartë nëse dikush është dënuar se pa ndeshjen e së dielës së kaluar, kur Barcelona fitoi 2-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura