ISIS kërcënon hapur SHBA-në: Mos gëzo Amerikë, i zgjedhuri i ri …

Nov 1, 2019 | 10:50
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe ISIS konfirmuar vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadit, duke caktuar një “kalif” të ri, e teksa Pentagoni beri publike nje pjese te operacionit per eliminimin e kreut te ISIS, Amerikes i vjen nje paralajmerim i forte. 

al bagdat

Në një deklaratë në audio te bere nje dite me pare, grupi terrorist ka emëruar Abu Ibrahim alHashimi al-Qurayshi si liderin e ri. Ky është një emër i padëgjuar më parë në perëndim dhe besohet se është një pseudonim.

Pas vrasjes së AlBaghdadit, ISIS besohej se kishte zgjedhur si lider të ri, Abdullah Qardash, i cili po ashtu njihej si Hajji Abdullah al-Afari. Qardash, me pseudonimin “Profesori” apo “Shkatërruesi” për reputacionin e tij brutal, thuhet se ishte përzgjedhur nga Al-Baghdadi të drejtonte në rast se ai do të vdiste.

Në një njoftim nga agjencia e lajmeve të ISIS, “Amaq”, tri ditë më parë, thuhej se Al-Baghdadi e kishte caktuar Qardash të drejtonte operacionet e grupit që në muajin gusht të këtij viti, duke e bërë atë kështu “trashëgimtarin” e tij. Nuk është e qartë nëse Qardash dhe Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi janë i njëjti person.

Xhihadistët, duke folur për hakmarrje, e kanë etiketuar Presidentin Donald Trump si një “plak të çmendur” dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos gëzohet për vdekjen e AlBaghdadit.

“Ne mbajmë zi për ty… komandant i besnikërisë”, tha Abu Hamza al-Quraishi. “Amerikë, nuk e kupton se Shteti Islamik është tani në krye të Europës dhe Afrikës Perëndimore? Është shtrirë nga Lindja në Perëndim. Mos gëzo Amerikë, I zgjedhuri i ri do të të bëjë të harrosh tmerrin që ke njohur mirë… dhe do t’i bëjë ditët e arritjeve të Al-Baghdadit t’ju duken të ëmbla”, thuhet në deklaratën kërcënuese të ISIS.

Deklarata konfirmoi gjithashtu vdekjen e ish-zëdhënësit të ISIS, Abu Hassan al-Muhajir, në një operacion tjetër. Fanatikëve të ISIS iu kërkua të dëgjojnë fjalët e Al-Bagdadit në mesazhin e tij të fundit të regjistruar në shtator, ku u kërkoi ndjekësve të tij të nxjerrin nga burgjet anëtarët e ISIS. Më shumë se 10,000 të burgosur të ISIS po mbahen në Siri.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura