ISIS kërcënon djalin e vogël të Trump, zbulohet mesazhi që është dërguar

Nov 22, 2017 | 21:50
SHPËRNDAJE

Pas kërcënimeve të disa personazhe të njohur si Ronaldo, Neymar, Messi madje dhe djali i princit Ëilliam edhe djali i Donald Trump kërcënohet nga ISIS.Lajmi u konfirmua nga Site Intelligence Group, organi që monitoron aktivitet online të organizatave terroriste. Në një chat xhihadist qarkullon fotoja e Barron, djalit 11 vjet të presidentit të SHBA-ve së bashku me hartën e shkollës së tij dhe në të shkruhej: “Kapni djalin e gomarit të Amerikës”.

isis-480x270

Pamjet u shpërndanë nga kanali televiziv Telegram, “Dak al-Munafiqeen”, që do të thotë “Lufto hipokritët”. Së bashku me fotot e Barron dhe hartën e shkollës qarkullon dhe hashtagu në arabisht عليك_بإبن_بغل_أمريكا (Kapni djalin e gomarit).

Gjithsesi kushdo që ka shpërndarë imazhet ka bërë një gabim gjeografik, sepse shkolla St. Andrew’s Episcopal ndodhet në Washington, ndërsa Barron studion në një institut në Maryland.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura