Ishulli misterioz me 400 banorë që vrasin këdo që shfaqet në këtë “parajsë” (FOTO)

Apr 24, 2015 | 11:34
SHPËRNDAJE

Një ishull i largët në Oqeanin Indian banohet nga jo më shumë se 400 njerëz, të cilët vrasin këdo që përpiqet për të zbarkuar atje.

Pamje nga ishulli

Fisi indigjen Sentinelese jeton në Ishullin North Sentinel prej më shumë se 60.000 vitesh. Megjithatë bota di ende shumë pak për këtë “parajsë” të fshehtë.

Zona, e cila është pjesë e Ishujve Andaman, ndodhet rreth 500 kilometra nga kufiri Burmese. Dhe autoritetet indiane besojnë se fisi i lashtë është aq i rrezikshëm, sa ata e kanë cilësuar të paligjshme vajtjen e kujtdo brenda tre miljeve.

Në vitin 2006 dy vetë që po peshkonin aty pranë u vranë nga fisi ‘i fortë’, raporton “Mirror”.

Pamje nga ishulli

Banorët thuhet se hedhin gurë dhe shigjeta ndaj aeroplanëve dhe helikopterëve që kalojnë ulët pranë ishullit.

Në fund të viteve 1980, shumë Sentinelese u vranë kur njerëz të armatosur vizituan ishullin pas mbytjes së një anijeje. Por që atëherë fisi ka mbetur pothuajse krejtësisht i pashqetësuar, raporton media britanike.

Organizatat e kujdesit shëndetësor thonë se banorët e ishullit janë “shumë të shëndetshëm, vigjilent dhe po lulëzojnë me mënyrën e tyre të jetesës së vjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura