“Ishte vërtet e vështirë”- Ava Max rrëfen si u bullizua gjatë fëmijërisë: Më futën kokën në tualet

Sep 16, 2020 | 14:04
SHPËRNDAJE

Ava Max brenda pak kohësh është kthyer në një “yll” të muzikës botërore.

“Sweet but Psycho” ishte kënga që i siguroi asaj famën ndërkombëtare.

Por para se të kthehej në një ndër këngëtaret më të preferuara, jeta e 26-vjeçares nuk ka qenë lehtë.

Ava Max është bullizuar në shkollë për vite me radhë, duke ia kthyer jetën “një mjerim”. Por këngëtarja vendosi që ta kthejë dhimbjen e së kaluarës në forcë, duke shkruar një këngë rreth bullizmit që përjetoi.

“Ishte vërtet e vështirë dhe nuk doja të shkoja në shkollë,”- rrëfeu këngëtarja me origjinë shqiptare, në një intervistë përpara publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”. “Ishin një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës.”

Ava Max rrëfeu se madje asaj i kanë futur kokën në tualet.

“Unë u futa në një cep, në një banjë dhe dikush më futi kokën në tualet. Kjo ishte Shkolla e Mesme për mua dhe nuk më pëlqente. S’doja të shkoja në shkollë dhe për disa kohë nuk shkova. Fillova të bëj shkollimin në shtëpi,”- tregoi ajo.

Ava Max mori famë brenda natës me hitin e saj të vitit 2018 Sweet But Psycho, por pranoi se iu desh pak kohë që të mësohej me faktin që ishte një “super yll”.

“Isha në një aeroport në Britani kur erdha për herë të parë për ta promovuar dhe Psycho po dëgjohej në radio. Ishte qesharake sepse dikush më njohu dhe nuk isha mësuar me këtë fakt,”- rrëfeu 26-vjeçarja.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura