“Ishte vendim i vështirë”- Demi Lovato ndahet nga këngëtari vetëm dy muaj pas fejesës

Sep 25, 2020 | 12:07
SHPËRNDAJE

Demi Lovato dhe Max Ehrich i kanë dhënë fund fejesës së tyre vetëm 6 muaj pasi nisën lidhjen, raporton “People”.

“Ishte vendim i vështirë, por Demi dhe Max vendosën të ndahen për t’u përqendruar në karrierën e tyre,”- tha një burim. “Kanë respekt për njëri-tjetrin dhe duhen, gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku.”

Ndarja e tyre vjen dy muaj pasi 29-vjeçari i propozoi për tu martuar Lovatos në Malibu më 22 korrik.

Ata nisën romancën e tyre në muajin mars.

“I thashë ‘Po’ njeriut që më bëri të isha versioni më i mirë i vetes sime. E dija që e doja që në momentin që e takova,”- shkroi 28-vjeçarja në një postim në Instagram.

Në fillim të këtij muaji, Demi Lovati dhe Ehrich festuan 6 mujorin e lidhjes së tyre.

“Gëzuar 6 mujorin dashuria ime. Të dua shumë, faleminderit që ma bën jetën më të mirë,”– i dedikoi fjalët romantike këngëtarja.

Më 11 shtator, Lovato u shpreh se karantinimi së bashku gjatë pandemisë së koronavirusit e “përshpejtoi” marrëdhënien e saj me Ehrich.

Nuk dihet ende arsyeja pse çifti vendosën që të ndaheshin pak kohë pas fejesës.

/Panoramaplus.al

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura