“Ishte si një raund i MMA”- Një grup shqiptarësh përleshen me njëri-tjetrin në aeroport, dëshmitari: Njëri prej tyre ra në tokë, tjetri e godiste me grushte

Jun 26, 2022 | 10:44
SHPËRNDAJE

Një grup shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të bërë check-in në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias janë përfshirë në një sherr masiv.

aeroport

Mediat italiane raportojnë se përleshja mes shqiptarëve ndodhi pasditen e së shtunës, teksa ata filluan të gjuanin me grushte e shqelma njëri-tjetrin.

Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.”

Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura