Ishte shumë e varfër për të blerë ushqim. Vdes studentja 24-vjeçare me pamjen e një fëmije. Peshonte vetëm 21 kilogram

| 16:01
SHPËRNDAJE

Studentja e cila u bë virale për shkak të kequshqyerjes ka vdekur. Wu Huayan ishte aq e varfër saqë nuk siguronte dot ushqimin e mjaftueshëm.

24-vjeçarja, e cila duket sa një fëmijë, vdiq në spitalin Affiliated Hospital of Guizhou Medical University në Tongren të hënën, tha një zëdhënës i spitalit për CNN, ndërsa nuk pranoi të jepte arsyen mbi shkakun e ndarjes së saj nga jeta.

Huayan ishte e gjatë 1.35 metra dhe peshonte 21.6 kg, sipas një deklarate të qeverisë në tetor.

Ajo pushtoi titujt e mediave ndërkombëtare pasi historia e saj u bë publike.

Të dy prindërit e Wu kishin vdekur dhe ajo jetonte me vëllain e saj të vogël, duke mbijetuar në një ndihmë të sigurimeve shoqërore prej 43.5 dollarë në muaj.

Vëllai i saj vuante nga një sëmundje mendore dhe Wu nuk hëngri ushqim por mblodhi paratë për të ndihmuar në kujdesjen e tij.

24-vjeçarja nuk hante mëngjes dhe konsumonte vetëm orizin që e përgatiste në shtëpi.

Wu u shtrua në spital në tetor pasi këmbët e saj ishin ënjtur.

Një mjek tha se valvula e saj e zemrës ishte dëmtuar rëndë dhe operacioni do i kushtonte mbi 29.000 dollarë.

Pasi gjendja e saj tronditi vendin, një organizatë bamirësie me bazë në Pekin nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe arriti trefishin e shumës së nevojshme.

Pavarësisht dhurimeve, shëndeti i saj u përkeqësua këtë vit para se ajo të vdiste të hënën.

Vdekja e Wu ka ngjallur zemërim tek përdoruesit kinezë të mediave sociale dhe shumë ngritën pyetje pse vendi nuk bëri më shumë për ta shpëtuar.

“Është e vështirë të imagjinohet që disa njerëz ende nuk hanë dot ushqimin edhe pse jemi në 2020,”- tha një përdorues i postuar në Weibo.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.