Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali, arrestohet në Kavajë i akuzuari për pjesëmarrje në “Organizatë kriminale”

Mar 27, 2015 | 18:49
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Tiranës deklaroi arrestimin e shtetasit Ergen Çullhaj për veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit. Sipas policisë, Çullhaj është arrestuar për llogari të policisë italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

I arrestuari Ergen Cullhaj

Më herët, thuhet se gjykata e Breshias kishte prerë një urdhër arresti për Ergen Çullhajn. Ekzekutimi i këtij vendimi nga pala shqiptare mësohet se është bërë këtë të premte, ndërkohë që priten të zbardhen të tjera detaje rreth këtij arrestimi i nga Policia e Tiranës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura