Ishte rikthyer ilegalisht në Itali, shqiptari kapet dhe dënohet me burg për të dytën herë. Ishte dëbuar nga territori fqinj sepse …

Feb 13, 2020 | 17:45
SHPËRNDAJE

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dënuar me burg, pasi ishte kthyer ilegalisht në territorin fqinj.

policia italiane

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u arrestua gjatë një kontrolli të befasishëm dhe tashmë është dënuar me një vit burg dhe gjykata e Kremonas ka dhënë edhe garancinë për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Pas hetimeve rezultoi se shqiptari ishte dënuar më parë me burg dhe urdhri ishte dhënë nga prokurori Bergamo, për veprën penale trafikimi i drogës.

Gjatë momentit të arrestimit policia verifikoi se shqiptari posedonte një mjet identifikimi, me gjeneralitete të ndryshuara, në mënyrë që të kthehej në Itali, duke shmangur kontrollet.

Por hetimet e mëvonshme nxorën në pah parregullsinë e tij në territorin italian, pasi ishte dëbuar me një masë të lëshuar nga zyra e Mbikëqyrjes Pavia, e cila më pas e kishte shoqëruar në zyrën kufitare të Milan Malpensa, më 25 janar 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura